Informacione të mbështetura nga ekspertët për shëndetin seksual Shmangia e shtatzënisë Sterilizimi

Sterilizimi

1 Sterilizimi femëror

Sterilizimi u këshillohet vetëm femrave të cilat nuk duan të bëjnë më fëmijë dhe të cilat pranojnë t’i japin fund pjellshmërisë së tyre.

Tek femra, sterilizimi bëhet në përgjithësi duke i lidhur apo duke i vënë unazat përreth tubave. Në këtë mënyrë mund të vendosen mikro-implante (implante shumë të vogla) në brendësi të tyre. Në këtë mënyrë parandalohet takimi i vezores me spermatozoidet, pra fekondimi (mbarsja).

Operacioni i lidhjes së tubave apo vënies së unazave përreth tubave bëhet me narkozë të plotë. Vendosja e mikro-implantit mund të bëhet me narkozë lokale. 

  1. Vendi i intervenimit
  2. Tubat
  3. Ovaret
  4. Mitra
  5. Vagina 

Përdoren disa teknika, sipas këshillës së mjekut

Efikasiteti është i menjëhershëm në rast lidhjeje apo vënie të unazave përreth tubave, por në rast vendosjeje të mikro-implantit, efikasiteti ndihet vetëm pas tre muajsh. Vazhdoni ta përdorni një metodë kontracepsioni efikase gjatë kësaj periudhe. 

Jeta seksuale e femrës mbetet e njëjtë: tajimet hormonale dhe menstruacionet vazhdojnë sikur edhe më parë deri në kohën e menopauzës.

Sterilizimi i femrës është një operacion pas të cilit femra me shumë vështirësi mund të kthehet në gjendjen e mëparshme prandaj duhet të paramendohet si një zgjidhje përfundimtare.

Qendrat e planifikimi familjar janë në dispozicionin e çifteve të cilët duan të bisedojnë për këtë vendim të rëndësishëm. 

Sikur edhe për të gjitha metodat e tjera kontraceptive, ju këshillohet përdorimi i prezervativit në të njëjtën kohë për t’u mbrojtur nga infeksionet të cilat mbarten me marrëdhënie seksuale, si dhe nga virusi i sidës.

2 Sterilizimi i mashkullit (Vazektomia) 

Sterilizimi u lejohet vetëm personave të cilët nuk duan të bëjnë më fëmijë dhe të cilët pranojnë t’i japin fund pjellshmërisë së tyre.

Vazektomia është lidhja dhe ndarja e kanalit përdredhës, i cili u shërben spermatozoideve si rrugë kalimi. Sperma nuk përmban më spermatozoide. Ky operacion bëhet pa pasur nevojë të shtriheni në spital, me një anestezi lokale.

Kohëzgjatja e operacionit : 15-20 minuta.

  1. Prehet skrotumi përafërsisht 1 cm, pastaj lidhen (qepen) dhe ndahet kanali i derdhjes
  2. Fshikëza urinare
  3. Kanali përdredhës
  4. Prostata
  5. Penisi
  6. Testikujt

Efikasiteti nuk është i menjëhershëm.

Përdoreni një mjet kontraceptiv deri sa te kontrolloheni dhe mjeku të konstatojë mungesën e spermatozoideve në spermë (pas rreth 20 derdhjeve).

Ereksioni (ngritja e penisit) dhe sasia e derdhjes së farës (ejakulimit) mbeten pas sterilizimit të pandryshuara.

Vazektomia është një operacion pas të cilit mashkulli me shumë vështirësi mund të kthehet në gjendjen e mëparshme prandaj duhet të paramendohet si një zgjidhje përfundimtare.

2013, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildungng

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione