Informacione të mbështetura nga ekspertët për shëndetin seksual Shmangia e shtatzënisë Patchi i lëkurës

Patchi i lëkurës

Leukoplasti vetëngjitës i kontraceptimit me masat 4,5 x 4,5 cm përmban hormone sintetike (estrogjen dhe gestagjen), të ngjashme me ato që prodhon trupi femëror. Në disa raste këto hormone mund të kenë ndikime shëndetësore. Bisedoni për situatën tuaj individuale me një person të specializuar mjekësor.

Mënyra e ndikimit

Patchi i lëkurës

  • e pengon ovulimin, duke i vendosur ovaret në gjendje qetësie.
  • e ndryshon mukozën e mitrës (endometriumin) kështu që një fekondim i mundshëm i vezës nuk është i mundshëm.
  • e trashon mukozën e qafës së mitrës (mukozën cervikale) dhe e pengon kështu depërtimin e spermieve.

Në rast të përdorimit korrekt të metodës së kontraceptimit mund të pengohet një shtatzëni në këtë mënyrë.

Përdorim

Një pako përmban 3 leukoplaste të kontraceptimit. Kjo do të thotë se gjatë 3 javësh duhet të ngjitni përkatësisht 1 leukoplast, e pasuar nga 1 javë pushim.

Leukoplasti duhet të ngjitet në një vend të pastër dhe të thatë (pa krem trupi ose vaj) në barkun e poshtëm, në prapanicë, në kurriz ose në krahun e sipërm. Mos e ngjitni në gjoks. Shtypni fort me pëllëmbën e dorës për 10 sekonda. Ngjiteni leukoplastin çdo javë në një vend tjetër, për të parandaluar irritacione të lëkurës.

  • Nëse ju filloni në mënyrë të re me leukoplastin: leukoplasti i parë të ngjitet në ditën e parë të menstruacionit = mbrojtje e menjëhershme. Nëse kjo metodë fillohet pas ditës së dytë të menstruacionit, të përdorën prezervativë gjatë 7 ditëve.
  • Ndërrojeni pastaj leukoplastin gjatë tre javësh çdo javë. Ndërrojeni gjithmonë në të njëjtën ditë të javës. Hiqeni leukoplastin e përdorur dhe ngjiteni menjëherë një të ri.
  • Në fund të tre leukoplasteve bëni një pushim.
  • Filloni pastaj me një seri të re prej tre leukoplastesh, po ashtu në të njëjtën ditë të javës.

Gjakderdhja fillon gjatë pushimit dhe në shumicën e rasteve ajo është më pak e fortë dhe më pak e dhimbshme sesa gjatë menstruacionit.

Në rast të përdorimit korrekt të metodës mbrojtja është e garantuar gjatë pushimit.

Bërja tush, pishina, sauna, apo sporti nuk e zvogëlojnë aftësitë ngjitëse të patchit. Megjithatë duhet ta verifikoni nëse patchi është i ngjitur mirë pasi të jeni marr me këto aktivitete.

Nëse ju...

…gjatë përdorimit të kontraceptivit kenigjakderdhje të ndërmjetme, kjo nuk është aq e keqe.Vazhdoni me leukoplastin vetëngjitës si zakonisht. Nëse ju keni gjakderdhje të tilla edhe gjatë muajve të ardhshëm, bisedoni me një person të specializuar mjekësor.

...merrni medikamente, sqaroni me një person të specializuar mjekësor ose në farmaci, nëse ju jeni akoma e mbrojtur. Preparatet e lulës balsami, disa antibiotikë, disa ilaçe antiepileptike dhe ilaçe kundër HIV-it e reduktojnë efektin kontraceptiv. Vazhdoni me kontraceptimin dhe përdorni prezervativë gjatë marrëdhënieve seksuale.

...dëshironi që ta mbaroni këtë metodë kontraceptimi, efekti kontraceptiv mbaron menjëherë. Rekomandohet që të përdoren të tre leukoplastet e pakos.

…në momentin e pushimit nuk keni asnjë gjakderdhje, filloni me një seri të re të leukoplasteve në ditën e parashikuar dhe kontaktoni një zyrë të specializuar për shëndetin seksual ose një person mjekësor të specializuar.

 

Harruat që ta ndërroni leukoplastin

Harruar MË PAK se 48 orë

Efektshmëria e kontraceptivit nuk është e garantuar.

  • Ndërrojeni leukoplastin dhe vazhdoni si zakonisht.
  • Ngjiteni leukoplastin tjetër në ditën e parashikuar.

Harruar MË TEPËR se 48 orë

Efektshmëria e kontraceptivit nuk është më e garantuar.

pa marrëdhënie seksuale brenda 5 ditëve të fundit:

  • Hiqeni leukoplastin. Ngjitni një leukoplast të ri dhe filloni me një seri të re prej 3 leukoplasteve.
  • 7 ditë të përdorën prezervativë.

me marrëdhënie seksuale brenda 5 ditëve të fundit:

  • Merrni sa më shpejt të jetë e mundurnjë kontracepsion urgjentdhe ndiqni rekomandimet e personave të specializuar.
  • Përdorni prezervativë derisa të jetë rivendosur efekti kontraceptiv. Kjo varet nga lloji i kontracepsionit urgjent.

Harruat që ta hiqni leukoplastin e 3-të

  • Hiqeni leukoplastin sapo ju e vini re.
  • Filloni me një seri të re prej 3 leukoplasteve në ditën e parashikuar të javës (edhe nëse pushimi është më i shkurtër).

Harruat që ta ngjitni leukoplastin e 1-rë pas pushimit.

Nëse pushimi pa leukoplast zgjat më shumë se një javë, efektshmëria e kontraceptivit nuk është më e garantuar.

pa marrëdhënie seksuale brenda 5 ditëve të fundit:

  • Ngjiteni leukoplastin sapo ju e vini re. Kjo është tani dita juaj e ndërrimit të leukoplastit.
  • 7 ditë të përdorën prezervativë.
  • Leukoplastin e dytë ngjiteni një javë më vonë.

me marrëdhënie seksuale brenda 5 ditëve të fundit:

  • Merrni sa më shpejt të jetë e mundurnjë kontracepsion urgjentdhe ndiqni rekomandimet e personave të specializuar.
  • Përdorni prezervativë derisa të jetë rivendosur efekti kontraceptiv. Kjo varet nga lloji i kontracepsionit urgjent.

Leukoplasti juaj është çliruar

gjatë MË PAK se 24 orësh

Efektshmëria e kontraceptivit nuk është e garantuar.

  • Përpiquni që ta ngjitni përsëri (mos përdorni as leukoplast mbajtës, as ngjitës). Nëse ai nuk ngjitet më: ngjitni një leukoplast të ri, për shembull nga një pako rezervë.
  • Leukoplasti të ndërrohet ose të hiqet në ditën e zakonshme.

gjatë MË TEPËR se 24 orësh

Efektshmëria e kontraceptivit nuk është më e garantuar.

pa marrëdhënie seksuale brenda 5 ditëve të fundit:

  • Hiqeni leukoplastin. Ngjitni një leukoplast të ri dhe filloni me një seri të re prej 3 leukoplasteve.
  • 7 ditë të përdorën prezervativë.

me marrëdhënie seksuale brenda 5 ditëve të fundit:

  • Merrni sa më shpejt të jetë e mundurnjë kontracepsion urgjentdhe ndiqni rekomandimet e personave të specializuar.
  • Përdorni prezervativë derisa të jetë rivendosur efekti kontraceptiv. Kjo varet nga lloji i kontracepsionit urgjent.

Mirë të dihet

  • Mbrojtjen më të mirë nga transmetimi i HIV-it ose infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme ofron “safer sex”. Kjo do të thotë:
    1. Gjatë marrëdhënieve seksuale me penetrim vaginal ose anal të përdoren prezervativë.
    2. Të gjitha informacionet e mëtejshme në www.lovelife.ch.

2023, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione