Implantimi
Implantimi (i shkopit kontraceptiv) brenda-lëkurës
Vendosja e shkopit kontraceptiv nën lëkurë është një mjet kontracepsioni hormonal me një ndikim gjatë një kohe të gjatë.
E ka formën e një shkopi të vogël sintetik, shumë i hollë, i cili e përmban një hormon progjestativ e cila shpërndahet rregullisht në organizëm dhe në sasi shumë të vogël.

Mënyra e reagimit (ndikimit)
- Ai e parandalon ovulacionin duke i vënë ovaret në pushim.
- Ndikon në mukozën e mitrës, e cila nuk përgatitet tani e tutje për formimin e çerdhes.
- Ajo ndikon në trashjen e sekrecionit të qafës së mitrës dhe bëhet në këtë mënyrë një pengesë për kalimin e spermatozoideve.
Përdorimi
- Vënia dhe heqja e shkopit
Shkopi vihet nga një mjek, me anestezion lokal, gjatë ditëve të para të menstruacioneve apo gjatë pauzës së pilulës. - Ai vendoset drejtpërdrejt nën lëkurë, në pjesën e brendshme të krahut.
- Efekti kontraceptiv fillon 8 orë pas vënies dhe vazhdon gjatë 3 viteve.
- Shkopi është gati i padukshëm, por mund të ndihet me të prekur.
- Kur pacientja e shpreh dëshirën, por maksimum pas 3 vitesh, shkopi hiqet nga lëkura me anestezion lokal.
Duhet ta dini se
- Progjestativi i cili gjendet në shkop në përgjithësi e ndryshon ciklin e menstruacioneve: gjakderdhje të parregullta, shumë të shpeshta muajt e parë, pastaj menstruacione shumë të larguara njëra nga tjetra e edhe mungesë e menstruacioneve.
- Menjëherë pas heqjes së shkopit nëse dëshironi mund të mbeteni shtatzënë.
Mirë të dihet
- Mbrojtjen më të mirë nga infeksioni me HIV ose infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme ofron ‘safer sex’, kjo do të thotë:
1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë kondomë për mashkullin ose femrën.
2. Rekomandime të tjera, përshtatur situatës personale, mund të gjeni në ‘Safer-Sex-Check’ të faqes së internetit lovelife.ch.
2018, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung
Informacione të tjera për temën
- Metodat e kontracepsionit pa hormone
- Patchi i lëkurës
- Diafragma
- Prezervativi femëror
- Prezervativi mashkullor
- Spermicidi me bezalkonium
- Spiralet
- Injeksioni 3 mujor
- Metodat kontraceptive shumë pak të sigurta
- Metodat natyrale të rregullimit të lindjeve
- Sterilizimi
- Metoda kontracepsioni për burra
- Pilula progjestative (Minipilula)
- Pilula (estrogjen dhe gestagjen) me pushim
- Kontracepsioni urgjent
- Rrethi vaginal
- Pilula estro-progjestative me përdorim të pandërprerë