Diafragma
Diafragma ka formën e një gjysmësfere prej kauçuku apo silikoni e vendosur mbi një unazë fleksibile.

- Diafragma vepron si një pengesë mekanike duke mbuluar qafën e mitrës. Ajo pengon spermatozoidet të depërtojnë në mitër (uterus).
- Është e obligueshme që të përdoret me një spermicid.
- Reaksioni kimik i spermicidit shkatërron spermatozoidet dhe rritë efikasitetin e kësaj metode.
Efikasiteti i diafragmës varet nga respektimi i këshillave të përdorimit.
Përdorimi
Përdorimi i diafragmës kërkon një ushtrim paraprak.
- Madhësia e diafragmës duhet të adaptohet dhe përcaktohet nga mjeku.
- Pasi diafragma të lyhet me spermicid, femra duhet ta fusë ateë vetë në vaginë, para çdo marrëdhënie seksuale.
- Për ta kontrolluar vënien e saj, verifikoni me gisht nëse qafa e mitrës është mirë e mbuluar nga diafragma.
- Diafragma duhet të ngelë në vendin e vet në vaginë më së paku 8 orë pas marrëdhënies seksuale, por jo më shumë se 24 orë.
- Në rast të marrëdhënieve të vazhdueshme seksuale, duhet shtuar një dozë krem spermicidi pa e tërhequr diafragmën; edhe nëse është futur vetëm 2 orë para marrëdhënies seksuale.
- Për ta hequr diafragmën, vendosni njërin gisht nën unazën në hyrje të vaginës dhe tërhiqeni.
- Duhet të pastrohet me ujë të ngrohtë, të teret dhe të ruhet në kutinë e vet.
- Kujdes ! Spermicidi me benzalkonium e humb efikasitetin e vet në kontakt me sapunin. Referohuni në udhëzimin që gjendet në ambalazhin e spermicidit dhe/ose të fletës "Spermicidi me benzalkonium".
Duhet ditur edhe këtë
- pas njeë lindjeje ose humbje të peshës, madhësia e diafragmës duhet të verifikohet dhe të adoptohet rishtazi nëse ka nevojë.
- duhet bërë kontrollimi i diafragmës nga mjeku me rastin e çdo konsultimi gjinekologjik vjetor.
- ekzistojnë gjithashtu mjete tjera kontraceptive të quajtura „pallto e qafës“ (i ngjashëm me një pallto pa krahë), me dimensione më të vogla se sa diafragma, që mbulojnë qafën e mitrës. Veprimi i tyre është i njëjtë me veprimin e diafragmës.
Mirë të dihet
- Mbrojtjen më të mirë nga infeksioni me HIV ose infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme ofron ‘safer sex’, kjo do të thotë:
1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë kondomë për mashkullin ose femrën.
2. Rekomandime të tjera, përshtatur situatës personale, mund të gjeni në ‘Safer-Sex-Check’ të faqes së internetit lovelife.ch.
2018, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung
Informacione të tjera për temën
- Metodat e kontracepsionit pa hormone
- Patchi i lëkurës
- Prezervativi femëror
- Prezervativi mashkullor
- Spermicidi me bezalkonium
- Spiralet
- Implantimi
- Injeksioni 3 mujor
- Metodat kontraceptive shumë pak të sigurta
- Metodat natyrale të rregullimit të lindjeve
- Sterilizimi
- Metoda kontracepsioni për burra
- Pilula progjestative (Minipilula)
- Pilula (estrogjen dhe gestagjen) me pushim
- Kontracepsioni urgjent
- Rrethi vaginal
- Pilula estro-progjestative me përdorim të pandërprerë