Shmangia e shtatzënisë

17 Sans hormones

Metodat e kontracepsionit pa hormone

Ka mundësi të ndryshme të parandalimit të shtatzënisë, pa hormone. Jo të gjitha metodat kanë të njëjtën siguri. Këto metoda nuk kanë asnjë ndikim ndaj ciklit natyror të femrës.

Më tepër informacione
5 Patch

Patchi i lëkurës

LeuËshtë një patch vetëngjitës që ngjitet nga femra në lëkurë. Ai përmban hormone, të cilat i jepen trupit në sasi të vogla, dhe mbron në mënyrë të sigurt nga shtatzënia.

Më tepër informacione
7 Diaphragme

Diafragma

Një këllëf i hollë prej lateksi ose silikoni, i cili futet nga femra në vaginë para marrëdhënies seksuale dhe e mbulon qafën e mitrës. Kështu spermiet nuk arrijnë në mitër.

Më tepër informacione
12 Preues interne

Prezervativi femëror

Një këllëf i butë prej plastiku. Ai futet para marrëdhënieve seksuale në vaginë. I përdorur në mënyrë të drejtë prezervativi femëror mbron nga shtatzënia dhe infeksione seksualisht të transmetueshme.

Më tepër informacione
13 Preues externe

Prezervativi mashkullor

Një këllëf elastik prej lateksi ose një materiali tjetër, i cili i vishet penisit të ngrehur. I përdorur në mënyrë të drejtë prezervativi mbron nga shtatzënia dhe infeksione seksualisht të transmetueshme.

Më tepër informacione
8 Spermicide

Spermicidi me bezalkonium

Kremra, suposta ose sfungjerë të vegjël, substanca vepruese e tyre i shkatërron spermiet. Pa mbrojtje shtesë si p.sh. një prezervativ ato nuk parandalojnë në mënyrë të besueshme një shtatzënie të padëshiruar.

Më tepër informacione
14 IU non hormo

Spiralet

Spiralja (Dispozitivet që vihen brenda DIU - mitrës) është një mjet kontraceptiv, që vihet në mitër. Ka lloje të ndryshme spiralesh dhe ato mbrojnë gjatë disa vitesh para shtatzënisë.

Më tepër informacione
10 Sous cutaneue

Implantimi

Vendosja e shkopit kontraceptiv nën lëkurë është një mjet kontracepsioni hormonal me një ndikim gjatë një kohe të gjatë.

Më tepër informacione
11 Injection

Injeksioni 3 mujor

Hormoni gestagjen i injektohet femrës çdo tre muaj në mënyrë intramuskulare. Ky hormon e pengon fekondimin dhe ovulimin dhe mbron në mënyrë të sigurt nga shtatzënia.

Më tepër informacione
18 Peu sueres

Metodat kontraceptive shumë pak të sigurta

Metoda dhe praktika të ndryshme nuk ofrojnë një mbrojtje të besueshme nga shtatzënia e padëshiruar. Për shembull llogaritja e ditëve të fekondimit ose Coitus Interruptus.

Më tepër informacione
16 Naturelles 2

Metodat natyrale të rregullimit të lindjeve

Metoda e temperaturës, metoda e ovulimit ose metoda Billings ose kombinimi i tyre mund të parandalojnë shtatzëninë, por ato kërkojnë këshillim, shumë përvojë dhe vetëdisiplinë.

Më tepër informacione
15 Steuerilisation

Sterilizimi

Sterilizimi është një ndërhyrje operative dhe e pakthyeshme tek mashkulli ose tek femra. Ajo ndikon që një person i sterilizuar nuk mund të ketë më fëmijë.

Më tepër informacione
19 Masculine therm

Metoda kontracepsioni për burra

Nëse një burrë ka marrëdhënie seksuale me një grua dhe nuk dëshiron të bëhet baba, ai mund të përdorë mjete kontraceptive për burrin. Më të efekshmit janë kondomët ose sterilizimi (vasektomia).

Më tepër informacione
3 Minipilule

Pilula progjestative (Minipilula)

Një preparat hormonal (gestagjen), i cili e pengon fekondimin dhe ovulimin dhe parandalon kështu shtatzëninë. Ajo merret pa ndërprerje dhe vazhdimisht ditë për ditë.

Më tepër informacione
1 21 comprimeues

Pilula (estrogjen dhe gestagjen) me pushim

Një preparat hormonal (estrogjen dhe gestagjen), i cili e pengon fekondimin dhe ovulimin dhe parandalon kështu shtatzëninë. Ajo merret gjatë 3 javësh ditë për ditë, pastaj pason 1 javë pushim.

Më tepër informacione
6 Urgence

Kontracepsioni urgjent

Parandalimi në rastin urgjent: Si mund të shmangni një shtatzëni të padëshiruar në rastin urgjent pas marrëdhënieve seksuale jo të mbrojtura në mënyrë të mjaftueshme.

Më tepër informacione
4 Anneau

Rrethi vaginal

Një rreth i butë prej plastiku, i cili vendoset nga femra në vaginë. Ai përmban hormone, të cilat i jepen trupit në sasi të vogla, dhe mbron në mënyrë të sigurt nga shtatzënia.

Më tepër informacione
2 Prise continue

Pilula estro-progjestative me përdorim të pandërprerë

Një preparat hormonal (estrogjen dhe gestagjen), i cili e pengon fekondimin dhe ovulimin dhe parandalon kështu shtatzëninë. Ajo merret pa ndërprerje dhe vazhdimisht ditë për ditë.

Më tepër informacione

Tema të tjera

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione