Informacione të mbështetura nga ekspertët për shëndetin seksual Shmangia e shtatzënisë Metodat natyrale të rregullimit të lindjeve

Metodat natyrale të rregullimit të lindjeve

Principi

Metodat natyrale janë të bazuara në observimin (vrojtimin) e shenjave të periodës fertile (të pjellshmërisë) dhe jofertile të ciklit menstrual.
Ato kërkojnë nga çifti që t’i ndërpresin (abstenojnë) marrëdhëniet seksuale gjatë periudhës fekonduese ose të përdorin një mjet tjetër (prezervativin ose diafragmën).

Ajo mundëson një njohuri të mirë të periudhës fertile dhe mund të jetë e dobishme për të favorizuar një shtatzëni. 

Metoda të ndryshme

1 Metoda e temperaturës bazohet në matjen e temperaturës çdo ditë posa të zgjohemi në mëngjes. Ngritja e temperaturës dhe qëndrimi i saj edhe më tutje në këtë rrafsh (Plateau) tregon se ovulacioni veç ka ndodh dhe se tash fillon periudha jofertile.

2 Metoda e vrojtimit të sekrecionit cervikal (të qafës së mitrës) ose metoda Billings. Bazohet në vrojtimin e ndryshimeve të sekrecionit cervikal në qafën e mitrës nën ndikimin e hormoneve gjatë ciklit menstrual. Këto ndryshime mund të preken në vulvë. Gjatë fazës së pjellshmërisë (fertilitetit) sasia dhe konsistenca e sekrecioneve është ndryshe. Kjo mundëson përcaktimin (determinizmin) e periudhës së ovulacionit (pjekjes së vezës ).

3 Metoda e auto-observimit (vet-vrojtimit) MAO, përmban

  • Temperaturën.
  • Observimin e sekrecionit cervikal ose metoda Billings.
  • Autopalpimi (vetë- prekja) i qafës së mitrës që ndryshon gjatë ciklit.
  • Shenjat e ndryshme rreth ditëve të ovulacionit (dhimbja e barkut, tensioni i gjinjve, e tjera).

Duhet ditur që

  • efikasiteti i këtyre metodave varet nga motivimi i çiftit dhe respektimi i rregullave të përdorimit.
  • aplikohen më me vështirësi në kohën e adoleshencës, në post partum (pas lindjes), në periodën para menopauzës dhe tek ciklet e çrregullta menstruale. 

...këto metoda kërkojnë një vrojtim të saktë të përditshëm nga vet femra. Shenjat e ndryshme duhet shënuar sipas paraqitjes në një tabelë.

...është e nevojshme të praktikohet 3 deri në 6 muaj. Ato duhet të mbikëqyren nga persona kompetent të eksperimentuar....këto metoda kërkojnë observimin e shenjave, të abstinencës ose të mbrojtjes suplementare gjatë periodës fekonduese. 

Mirë të dihet

  • Mbrojtjen më të mirë nga infeksioni me HIV ose infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme ofron ‘safer sex’, kjo do të thotë:
    1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë kondomë për mashkullin ose femrën.
    2. Rekomandime të tjera, përshtatur situatës personale, mund të gjeni në ‘Safer-Sex-Check’ të faqes së internetit lovelife.ch.

2018, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione