Spermicidi me bezalkonium
Ç`është ky ?
Permicidi është një produkt i cili i shkatërron spermatozoidet. Ai vendoset në fund të vaginës para marrëdhënies seksuale. Ai duhet të përdoret pavarësisht nga momenti i ciklit menstrual, madje edhe gjatë menstruacioneve.
Ekzistojnë forma të ndryshme të këtij spermicidi
- Në formë kremi me aplikator apo një dozës
- Vezët
- Në formë hapash
- Në formë sfungjeri (tamponi)
Disa forma janë efikase menjëherë, disa tjera ndikojnë vetëm pas 5 apo 15 minuta pauze. Sfungjerët mund të lihen brenda 24 orëve dhe në këtë mënyrë të shfrytëzohen për disa marrëdhënie seksuale. Shikoni indikacionet në udhëzimin e ambalazhit.
Spermicidet në forma të ndryshme nuk gjenden çdoherë në shitje në Zvicër. Informohuni në farmaci për këtë.
Për të gjitha këto produkte (çfarëdo forme që të kenë ato shkumë, gel etj) nuk duhet të përdoret sapuni 2 orë para marrëdhënies seksuale (për dy partnerët) dhe gjatë tërë kohëzgjatjes së mbrojtjes së këtij produkti.
Respektoni rregullat lidhur me përdorimin e sapunit: efikasiteti i produktit varet nga kjo.
- Sapuni e shkatërron efektin e produktit.
- Çdo larjë në vasë (kadë) e anulon efikasitetin e produktit.
- Mund ë autorizohet në dush i jashëm dhe vetëm me ujë apo me një produkt që këshillohet nga prodhuesi.
Vërejtje
- Ekzistojnë spermicide të tjera të cilat nuk shkatërrohen nga sapuni. Nëse përdoren veçmas, ata nuk janë efikas. Për këtë arsye duhet gjithmonë të përdoren së bashku me një mjet tjetër kontraceptiv (prezervativin apo diafragmën).
- Spermicidi me benzalkonium e ka edhe një efekt dezinfektues.
Mirë të dihet
- Mbrojtjen më të mirë nga infeksioni me HIV ose infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme ofron ‘safer sex’, kjo do të thotë:
1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë kondomë për mashkullin ose femrën.
2. Rekomandime të tjera, përshtatur situatës personale, mund të gjeni në ‘Safer-Sex-Check’ të faqes së internetit lovelife.ch.
2018, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung
Informacione të tjera për temën
- Metodat e kontracepsionit pa hormone
- Patchi i lëkurës
- Diafragma
- Prezervativi femëror
- Prezervativi mashkullor
- Spiralet
- Implantimi
- Injeksioni 3 mujor
- Metodat kontraceptive shumë pak të sigurta
- Metodat natyrale të rregullimit të lindjeve
- Sterilizimi
- Metoda kontracepsioni për burra
- Pilula progjestative (Minipilula)
- Pilula (estrogjen dhe gestagjen) me pushim
- Kontracepsioni urgjent
- Rrethi vaginal
- Pilula estro-progjestative me përdorim të pandërprerë