Informacione të mbështetura nga ekspertët për shëndetin seksual Shmangia e shtatzënisë Metoda kontracepsioni për burra

Metoda kontracepsioni për burra

Metoda kontracepsioni për burra mundësojnë që njerëz me një penis, ta kontrollojnë fertilitetin e tyre dhe ta ndajnë përgjegjësinë për  kontracepsionin në marrëdhënien e tyre. Këshillim personal dhe konfidencial merrni tek personi juaj i specializuar mjekësor ose këshillimoret për shëndetin seksual.

Metoda reversibile (e kthyeshme)

në dispozicion në Zvicër:

  • Prezervativi (kondomi) për penisin është një këllëf i hollë elastik prej dhe elastiklateksi ose meteriali sintetik në madhësi të gishtit, i cili i vishet përshtatet penisit të ngrehursi një lëkurë e dytë. Prezervativi zakonisht përmban lubrifikante (lëng rrëshqitës). Ai i pengon spermatozoidet (qelizat e farës) që të hyjnë në këllëf (vaginë) dhe mbron kështu nga një shtatzëni.
    Ai ofron gjithashtu mbrojtje nga HIV dhe infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme.
    Informacione të detajuara

akoma jo i disponueshëmnë dispozicion në Zvicër:

  • Kontracepsioni termik (mbrojtja nga shtatzënia e padëshiruar nëpërmjet metodës së ngrohjes) e ngre temperaturën e testikujve. Me këtë zvogëlohet prodhimi i spermatozoideve. Ka mundësi të ndryshme:
    • Ndërresa (të brendshme) të veçanta ose një unazë i sjellin testikujt më afër rrënjës së penisit.
    • Një kompresë e ngrohtë në një mbathje të veçantë e ngre temperaturën e testikujve.

Pas disa muajsh të përdorimit të metodës termike sperma nuk përmban më spermatozoide (qeliza të farës) të mjaftueshme për fekondimin e një veze. Përpara së të përdoret kjo metodë, duhet të bëhet një konsultim mjekësor dhe një spermiogram, për ta konfirmuar fertilitetin. Pastaj kryhen rregullisht spermiograme kontrolluese.

Deri tashti nuk ka studime të mjaftueshme shkencore mbi efikasitetin dhe sigurinë e këtyre metodave. Njerëzit e përdorin me përgjegjësi të vetë.

  • Metoda hormonale në formë të injeksioneve ose xheleve studiohen dhe testohen aktualisht.
  • Xhele sintetike (artificiale) për injektimin ose valvula për implantimin në kanalet e spermës janë duke u hulumtuar. Qëllimi është që asnjë spermë (qelizë fare) të mos mbërrijë në derdhje (ejakulim), përderisa kjo është e dëshiruar.

Informohuni tek zyra të specializuara për shëndetin seksual ose tek persona mjekësorë të specializuar mbi gjendjen e kërkimit dhe zhvillimin e këtyre metodave.

Metoda jo reversibile

  • Vasektomia (sterilizimi) është një ndërhyrje e thjeshtë, e cila bëhet në mënyrë ambulante dhe nën anestezi lokale. Gjatë kësaj ndërpriten kanalet e spermës. Pas një kohe të caktuar në derdhjen e farës (ejakulim) nuk gjenden më spermatozoide (qeliza të farës). Ereksioni (ngritja e penisit) dhe sasia e derdhjes së farës (ejakulimit) mbeten pas sterilizimit të pandryshuara. Vasektomia është një metodë e vazhdueshme përhershme e kontracepsionit. Ajo është e përshtatshme për burrapersona, të cilët nuk dëshirojnë të kenë asnjë fëmijë ose nuk duan të kenë më shumë fëmijë.

Informacione të detajuara

Mirë të dihet

  • Coitus interruptus («pasja e kujdesit», «nxjerrja e penisit para derdhjes së farës») nuk mbron në mënyrë të besueshme nga shtatzënia.
  • Të gjithë personat mund t’u drejtohen zyrave të specializuara për shëndetin seksual. Në shembull në rast të pyetjeve në lidhje me: seksualitetin, parandalimin e shtatzënisë së padëshirueshme, infeksione seksualisht të transmetueshme (ngjitëse), shtatzëni e dëshiruar ose jo e dëshiruar.
  • Mbrojtjen më të mirë nga infeksioni me HIV ose infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme ofron ‘safer sex’, kjo do të thotë:
    1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë prezervativ për mashkullin ose femrën.
    2. Rekomandime të tjera, përshtatur situatës personale, mund të gjeni në ‘Safer-Sex-Check’ të faqes së internetit lovelife.ch.

2021, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione