Informacione të mbështetura nga ekspertët për shëndetin seksual Shmangia e shtatzënisë Pilula estro-progjestative me përdorim të pandërprerë

Pilula estro-progjestative me përdorim të pandërprerë

Kjo është një pilulë që përmban hormone sintetike të ngjashme si hormonet që prodhon femra, por me një dozë shumë të vogël. Pilula merret çdo ditë pa ndërprerje, po ashtu edhe përgjatë fazës së menstruacioneve. 

Mënyra e veprimit

  • Pilula pengon ovulacionin duke vendosur ovaret (vezoret) në pushim.
  • Ajo vepron në mukozën e uterusit (mitrës) e cila nuk përgatitet më për një shtatzëni eventuale.
  • Ajo trashë sekretin e qafës së mitrës duke krijuar një pengesë për depërtimin e spermatozoideve. 

Përdorimi

Çdo paketë përmban 28 pilula :

24 prej të cilave përmbajnë hormone (pilulat me ngjyrë) dhe 4 tjerat janë «placebë» (pilulat me ngjyrë të bardhë)

Kur merret pilula për herë të parë :

Filloni paketën e parë
ditën e parë të menstruacioneve = Siguria (mbrojtja nga shtatzënia) është e menjëhershme.

Merreni pilulën çdo ditë në kohë të njëjtë (nëse harroni nuk ka rrezik deri në 12 orë më vonë).

  • Menstruacionet vijnë zakonisht duke përfunduar paketën e pilulave me ngjyrë të bardhë. Menstruacionet janë më të dobëta dhe me dhimbje të vogla.
  • Me përfundimin e kutisë, vazhdoni me një paketë të re pa bërë pauzë, edhe nëse menstruacionet nuk kanë mbaruar ende.

Nëse ju ndodh që

... të keni gjakderdhje gjatë marrjes së pilulës, mos e ndërprisni, vazhdoni ta merrni rregullisht; nuk është rrezik. Nëse gjakderdhja vazhdon edhe në ciklin e ardhshëm, bisedoni me mjekun tuaj.

... të keni vjellje ose jashtëqitje (diare) të mëdha në këtë rast është e mundur që pilula nuk absorbohet mirë dhe efikasiteti i saj zvogëlohet. Vazhdoni ta merrni pilulën dhe përdoreni një prezervativ gjatë 7 ditëve. Nëse keni vjell në intervalin brenda 4 orëve pasi ta keni marr pilulën me ngjyrë, merrni edhe një hap me të njëjtën ngjyrë (për shembull të një pakete rezervë).
deri në 4 orë pas marrjes së pilulës së verdhë, merrni edhe një pilulë me ngjyrë të njëjtë (nga një paketë rezervë).

... të merrni medikamente siç janë Antibiotikë - anti-konvulsivë (kundër epilepsisë) - qetësues
Vërtetoni me mjekun tuaj nëse jeni ende e mbrojtur, ngase disa nga këto medikamente zvogëlojnë efektin kontraceptiv (mbrojtës) të pilulës. Vazhdoni ta merrni pilulën duke përdorur njëkohësisht edhe prezervativin.

... të ndërprisni marrëdheëniet tuaja seksuale (ndarje nga partneri, ndarje për një kohë të gjatë), mbaroni paketën e filluar normalisht para se të ndërprisni marrjen e pilulave, siguroni prezervativin për të ardhmen.

... që mos të keni menstruacione me përfundimin e paketës, e që nuk ka pasur
- harresë të marrjes së pilulës
- as vjellje dhe diare
- as marrje të medikamenteve të tjera
filloni marrjen e një pakete të re pas marrjes së pilulës së fundit me ngjyrë të bardhë dhe konsultoni një qendër të planifikimit familjar ose mjekun tuaj. 

Të harruarit e marrjes së pilulës

  • Nëse e harroni marrjen e pilulës nuk paraqet rrezik nëse nuk tejkalohen 12 orë.
  • Nëse tejkalohen 12 orë nga koha e rregullt e marrjes së pilulës, kontracepsioni (mbrojtja) nuk është e garantuar. 

Çka duhet bërë?

  • Merrni pilulën që e keni harruar sa më shpejt që është e mundur edhe nëse duhet marr 2 pilula të njëjtën ditë apo të njëjtin moment.
  • Nëse nuk keni pasur marrëdhënie seksuale ditën e harresës dhe/apo 7 ditë përpara, vazhdoni paketën dhe plus asaj përdorni prezervativin gjatë 7 ditëve të ardhshme.
  • Pas çdo pilule të harruar, është e domosdoshme të merrni në pas një 7 pilula me ngjyrë para se të jeni përsëri e mbrojtur.
  • Kjo do të thotë se nëse harresa ndodh në fund të paketës dhe nëse kanë mbetur më pak se 7 pilula me ngjyrë, nuk duhet të merrni pilula me ngjyrë të bardhë, por duhet t‘i merrni pilulat e tjera nga një paketë tjetër e re.
  • Nëse ju keni pasur marrëdhënie seksuale gjatë 7 ditëve të kaluara, kontaktoni një këshillimore për shëndetin seksual dhe planifikim familjar, mjeken tuaj ose mjekun tuaj. Ka mundësi që ju keni nevojë për një kontracepsion urgjent. Ky duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur - në varësi nga metoda jo më vonë sesa 72 ose 120 orë pas marrëdhënieve seksuale jo të mbrojtura mjaftueshëm (shih «Kontracepsioni urgjent»).
  • Mund të keni nevojë për kontraceptivin urgjent (pilula e të nesërmes) e cila duhet të merret sa më shpejt që është e mundur, por më së voni 72 orë pas marrëdhënies seksuale të pambrojtur.
  • Ndërkohë, vazhdoni marrjen e pilulës edhe në rast të marrëdhënies seksuale dhe përdorni prezervativin.

Të harruarit e marrjes së një pilule me ngjyrë të bardhë është pa ndonjë pasojë.

Duhet ditur edhe se

Gjakderdhja mund të jetë pasojë e harresës së marrjes së pilulës.

Mirë të dihet

  • Mbrojtjen më të mirë nga infeksioni me HIV ose infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme ofron ‘safer sex’, kjo do të thotë:
    1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë kondomë për mashkullin ose femrën.
    2. Rekomandime të tjera, përshtatur situatës personale, mund të gjeni në ‘Safer-Sex-Check’ të faqes së internetit lovelife.ch.

2018, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione