Informacione të mbështetura nga ekspertët për shëndetin seksual Shmangia e shtatzënisë Metodat kontraceptive shumë pak të sigurta

Metodat kontraceptive shumë pak të sigurta

Metodat e mëposhtme nuk duhet të përdoren kurrë nga personat dhe çiftet të cilët nuk duan të rrezikojnë të mbesin shtatënë. 

Metoda Ogino apo «e llogaritjes

Kjo metodë bazohet në një llogaritje statistike. Ajo i përcakton ditët afër ovulacionit gjatë të cilave femra është më pjellore duke u bazuar në kohëzgjatjen e 6 apo 12 cikleve të mëparshme. Ekzistojnë në treg aparate elektronike të cilat u tregojnë periudhën kur mund të mbeteni shtatzënë duke u bazuar në llogaritjet Ogino. Nuk duhet të keni besim në këtë llogaritje:

Sëmundjet, shoku emocional, lodhja, brengat mund ta avancojnë apo vonojnë ciklin e menstruacioneve

Spermicidet

Ekzistojnë në forma të ndryshme: vezore, krem, gel, shkumë, shpuzë, etj. Pasi të vendosen në vaginë, roli i tyre është që t’i shkatërrojnë spermatozoidet. Spermicidet që përdoren vetëm janë pak efikas. Duhet gjithmonë të përdoren së bashku me një tjetër mjet kontraceptiv (prezervativ apo diafragmë). Përveç produkteve me benzalkonium (shihni fletën «spermicidi me benzalkonium»). 

Përveç asaj, këto praktika kontracepsioni nuk ju mbrojnë nga infeksionet që mbarten me marrëdhënie seksuale e sidomos prej virusit të sidës. 

Duke e ndërprerë koitin apo «duke u tërhequr»

(derdhur jashtë vaginës) apo «të ruhesh»

Mashkulli e tërheq penisin nga vagina pak para se të derdhet.

Rreziku !

  • Mashkulli mund të tërhiqet për një pjesë të sekondës tepër vonë.
  • Në majë të penisit është në gjendje ereksioni një pikë lëngu që mund të përmbajë spermatozoide, e si pasojë e kësaj mund ta fekondojë femrën posa të depërtojë në vaginë. 

Tushi vaginal

  • Është larja e vaginës me ujë menjëherë pas derdhjes së mashkullit (me apo pa ndonjë spermicid) me qëllim që t’i pengojë spermatozoidet të depërtojnë në mitër.
  • Faktikisht, femra nuk mund jetë më e shpejtë se spermatozoidet, të cilët për disa sekonda mund të hyjnë në mitër. Pra, kjo praktikë është absolutisht jo efikase. 

Mirë të dihet

  • Mbrojtjen më të mirë nga infeksioni me HIV ose infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme ofron ‘safer sex’, kjo do të thotë:
    1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë kondomë për mashkullin ose femrën.
    2. Rekomandime të tjera, përshtatur situatës personale, mund të gjeni në ‘Safer-Sex-Check’ të faqes së internetit lovelife.ch.

2018, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione