Pilula progjestative (Minipilula)
Kjo pilulë përmban një hormon sintetik (gestagjen), të ngjashëm me atë që prodhon trupi femëror. Në disa raste hormonet mund të kenë ndikime shëndetësore. Bisedoni për situatën tuaj individuale me një person të specializuar mjekësor.
Mënyra e ndikimit
Pilula progjestative
- …e pengon ovulimin, duke i vendosur ovaret në gjendje qetësie.
- …e ndryshon mukozën e mitrës (endometriumin) kështu që një fekondim i mundshëm i vezës nuk është i mundshëm.
- …e trashon mukozën e qafës së mitrës (mukozën cervikale) dhe e pengon kështu depërtimin e spermieve.
Në rast të përdorimit korrekt të metodës së kontraceptimit mund të pengohet një shtatzëni në këtë mënyrë.
Përdorim
- Nëse ju e merrni pilulën për herë të parë: Filloni me pakon në ditën e parë të menstruacionit (perioda) = mbrojtje e menjëhershme. Nëse kjo metodë fillohet pas ditës së 2-të të menstruacionit, të përdoren prezervativë gjatë 7 ditëve.
- Duhet ta merrni çdo ditë në të njëjtën kohë. (harresë e mundshme pa rrezik: maksimum 12 orë)
- Pilula gestagjeni duhet të merret pa ndërprerje. Në fund të pakos: Direkt të nesërmen – pa bërë një pushim - filloni me një pako të re (pavarësisht nëse ju keni një rrjedhje gjaku ose jo).
- Pas një lindjeje, filloni pilulën progjestative që ditën e 21-të pas lindjes.
Gjakderdhjet mund të jenë më të dobëta dhe më pak të dhimbshme sesa gjatë menstruacionit. Ato mund të jenë të parregullta ose mund të mungojnë edhe plotësisht.
Nëse ju...
…gjatë përdorimit të kontraceptivit kenigjakderdhje të ndërmjetme, kjo nuk është aq e keqe.Vazhdoni me marrjen e pilulës si zakonisht. Nëse ju keni gjakderdhje të tilla edhe gjatë muajve të ardhshëm, bisedoni me një person të specializuar mjekësor.
... nëse villni apo keni jashtëqitje të madhe, në këtë rast është e mundur që pilula të mos absorbohet mirë dhe efikasiteti i saj të zvogëlohet. Vazhdoni ta merrni pilulën dhe përdoreni një prezervativ gjate 7 ditëve. Nëse ju keni të vjella brenda 3 orëve pas marrjes së pilulës ose keni pasur diarre të rëndë për më shumë se 24 orë: Merrni përsëri një tabletë (p.sh. tabletën e fundit të pakos që të mos ndryshojnë ditët e shënuara në pako).
...merrni medikamente, sqaroni me një person të specializuar mjekësor ose në farmaci, nëse ju jeni akoma e mbrojtur. Preparatet e lulës balsami, disa antibiotikë, disa ilaçe antiepileptike dhe ilaçe kundër HIV-it e reduktojnë efektin kontraceptiv. Vazhdoni me kontraceptimin dhe përdorni prezervativë gjatë marrëdhënieve seksuale.
…dëshironi që ta mbaroni këtë metodë kontraceptimi, efekti kontraceptiv mbaron menjëherë. Rekomandohet që ta merrni deri në fund pakon e pilulave. Prezervativët duhet të përdorën tashmë 5 ditë para pilulës së fundit, nëse ju dëshironi të pengoni një shtatzëni.
... e ndryshoni/mjetin kontraceptiv: vazhdoni direkt me një mjet tjetër kontraceptiv, pa bërë një pushim dhe pa pritur për fillimin e menstruacionit (periodës).
Harrimi i një pilule MË PAK SE 12 orë
- Merreni pilulën e harruar sa më shpejt të jetë e mundur.
- Marrja e vonuar e pilulës deri në 12 orë (deri në 36 orë pas marrjes së fundit) nuk e zvogëlon efektin e parandalimit të shtatzënisë.
Harrimi i një pilule MË SHUMË SE 12 orë
Java e 1-rë e pakos së 1-rë dhe me marrëdhënie seksuale gjatë 5 ditëve të fundit
- Merrni sa më shpejt të jetë e mundur një kontracepsion urgjent dhe ndiqni rekomandimet e personave të specializuar.
- Përdorni prezervativë derisa të jetë rivendosur efekti kontraceptiv. Kjo varet nga lloji i kontracepsionit urgjent.
Që nga java e 2-të e përdorimit dhe në rast të marrjes në mënyrë korrekte të pilulës gjatë 7 ditëve para harresës
- Ta merrni pilulën e harruar sa më shpejt që është e mundur, edhe nëse duhet t’i merrni dy në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin moment.
- Nëse nuk keni pasur marrëdhënie seksuale ditën kur e keni harruar pilulën dhe/ose gjatë 7 ditëve para kësaj, vazhdoni paketën
- dhe plus asaj, përdoreni prezervativin gjatë 7 ditëve të ardhme.
- Mbrojtja nga shtatzënia është e garantuar vetëm pas 7 ditëve të marrjes së pilulës.
Harresa prej 2 pilulave (ose më shumë)
ose marrja jo korrekte gjatë 7 ditëve para se të keni harruar një pilulë
Siguria e kontraceptimit nuk është e garantuar më dhe ka një risk për shtatzëni.
- Kontaktoni një zyrë të specializuar për shëndetin seksual ose një person mjekësor të specializuar.
Mirë të dihet
- Mbrojtjen më të mirë nga transmetimi i HIV-it ose infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme ofron “safer sex”. Kjo do të thotë:
1. Gjatë marrëdhënieve seksuale me penetrim vaginal ose anal të përdoren prezervativë.
2. Të gjitha informacionet e mëtejshme në www.lovelife.ch.
2023, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung
Informacione të tjera për temën
- Metodat e kontracepsionit pa hormone
- Patchi i lëkurës
- Diafragma
- Prezervativi femëror
- Prezervativi mashkullor
- Spermicidi me bezalkonium
- Spiralet
- Implantimi
- Injeksioni 3 mujor
- Metodat kontraceptive shumë pak të sigurta
- Metodat natyrale të rregullimit të lindjeve
- Sterilizimi
- Metoda kontracepsioni për burra
- Pilula (estrogjen dhe gestagjen) me pushim
- Kontracepsioni urgjent
- Rrethi vaginal
- Pilula estro-progjestative me përdorim të pandërprerë