Injeksioni 3 mujor
Ç’është ky ?
Injeksioni tre mujor është një substancë hormonale e ngjashme me progjesteronin, njëri nga hormonet që prodhohet nga ovaret e femrës.
Hormoni gjestagen jepet me një gjilpërë (injektim). Ai i përgjigjet njërit prej hormoneve që prodhohen në ovaret. Gjilpëra për tre muaj mbron 12 javë nga një shtatzënie.
Mënyra e reagimit :
- Ajo i vë vezoret në pushim të gjatë dhe e pengon prodhimin e vezoreve nga ovaret.
- Ndikon në mukozën e mitrës, e cila nuk përgatitet tani e tutje për ta mbajtur vezën (të bëjë çerdhen).
- Kjo gjë shkakton gjakderdhje eventuale, të parregullta që prej ditës së injeksionit (gjilpërës) të parë, e cila gjakderdhje pakohet çdo herë e më shumë pas injeksioneve deri sa menstruacionet të ndalohen tërësisht, e kjo ndodh në shumicën e rasteve.
Injeksioni
Injeksioni jepet :
- Të parën herë: gjatë 5 ditëve të para të menstruacioneve apo gjatë 10 ditëve pas lindjes.
- pastaj: çdo 12 javë; mirëpo duhet ta caktoni një takim te mjeku pas 10 javësh.
- Efekti vërehet tek 10 ditë pasi ta keni marr injeksionin e parë dhe vazhdon gjatë 12 javësh.
- Injeksioni merret te mjeku apo në ndonjë qendër të planifikimit familjar. Në raste të veçanta femra mund të mësojë që t’ia bëjë gjilpërën vetës.
Mbani mend !
Injeksioni tre mujor mund të shkaktojë gjakderdhje të parregullta, e sidomos pas injeksionit të parë. Mos u brengosni për këtë: është krejt normale.
Pasi t’i ndaloni injeksionet, menstruacionet dhe mundësia për të ngelë shtatzënë vijnë prapë spontanisht, mirëpo pas një periode e cila nuk është e njëjtë tek të gjitha femrat (tek disa zgjat 2 javë deri në 1 vit).
Mirë të dihet
- Mbrojtjen më të mirë nga infeksioni me HIV ose infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme ofron ‘safer sex’, kjo do të thotë:
1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë kondomë për mashkullin ose femrën.
2. Rekomandime të tjera, përshtatur situatës personale, mund të gjeni në ‘Safer-Sex-Check’ të faqes së internetit lovelife.ch.
2018, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung
Informacione të tjera për temën
- Metodat e kontracepsionit pa hormone
- Patchi i lëkurës
- Diafragma
- Prezervativi femëror
- Prezervativi mashkullor
- Spermicidi me bezalkonium
- Spiralet
- Implantimi
- Metodat kontraceptive shumë pak të sigurta
- Metodat natyrale të rregullimit të lindjeve
- Sterilizimi
- Metoda kontracepsioni për burra
- Pilula progjestative (Minipilula)
- Pilula (estrogjen dhe gestagjen) me pushim
- Kontracepsioni urgjent
- Rrethi vaginal
- Pilula estro-progjestative me përdorim të pandërprerë