Informacione të mbështetura nga ekspertët për shëndetin seksual Shmangia e shtatzënisë Rrethi vaginal

Rrethi vaginal

Unaza e butë prej plastiku me 54 mm diametër futet në vaginë (këllëf). Ajo përmban hormone sintetike (estrogjen dhe gestagjen), të ngjashme me ato që prodhon trupi femëror. Në disa raste këto hormone mund të kenë ndikime shëndetësore. Bisedoni për situatën tuaj individuale me një person të specializuar mjekësor.

Mënyra e ndikimit

Rrethi vaginal

  • e pengon ovulimin, duke i vendosur ovaret në gjendje qetësie.
  • e ndryshon mukozën e mitrës (endometriumin) kështu që një fekondim i mundshëm i vezës nuk është i mundshëm.
  • e trashon mukozën e qafës së mitrës (mukozën cervikale) dhe e pengon kështu depërtimin e spermieve.

Në rast të përdorimit korrekt të metodës së kontraceptimit mund të pengohet një shtatzëni në këtë mënyrë.

Përdorimi

Vendoseni unazën në vaginë dhe lëreni atë brenda gjatë 3 javësh pa ndërprerje. Pas 3 javësh hiqeni unazën dhe bëni një javë pushim. Pastaj filloni me një unazë të re.

  • Në rast të përdorimit të parë të një unaze, kjo të futet në vaginë në ditën e parë të menstruacionit= mbrojtje e menjëhershme. Nëse kjo metodë fillohet pas ditës së 2-të të menstruacionit, të përdoren prezervativë gjatë 7 ditëve.
  • Pas një javë pushim të vendoset një unazë e re, në të njëjtën ditë të javës si në herën e parë.

Në rast të përdorimit korrekt të metodës mbrojtja është e garantuar gjatë pushimit.

Gjakderdhja fillon gjatë pushimit dhe në shumicën e rasteve ajo është më pak e fortë dhe më pak e dhimbshme sesa gjatë menstruacionit.

Për shembull

  • Vendosja e parë e rrethit të mërkurën rreth orës 22, tërhiqeni rrethin 3 javë më pas, të mërkurën rreth orës 22.
  • Të bëhet 1 javë pushim dhe të vendoset një unazë e re: të mërkurën ora 22. Pushimi nuk lejohet, në asnjë mënyrë,  të zgjasë më gjatë sesa 1 javë.

Vendosja dhe tërheqja e rrethit 

1. Shtypeni rrethin midis gishtit të madh dhe gishtit tregues.

2. Vendoseni atë në vaginë.
3. Shtyjeni në fund dhe në anën e prapme. Rrethi do të rrijë në vend. Nëse e ndjeni që është aty. Shtyjeni edhe pak më thellë. 
4. Për ta hequr unazën, futni një gisht në vaginë, kapeni unazën dhe tërhiqeni atë jashtë. Unazën hidheni në plehra.

Nëse ju…

…gjatë përdorimit të kontraceptivit kenigjakderdhje të ndërmjetme, kjo nuk është aq e keqe Vazhdoni me unazën vaginale si zakonisht. Nëse ju keni gjakderdhje të tilla edhe gjatë muajve të ardhshëm, bisedoni me një person të specializuar mjekësor.

...merrni medikamente, sqaroni me një person të specializuar mjekësor ose në farmaci, nëse ju jeni akoma e mbrojtur. Preparatet e lulës balsami, disa antibiotikë, disa ilaçe antiepileptike dhe ilaçe kundër HIV-it e reduktojnë efektin kontraceptiv. Vazhdoni me kontraceptimin dhe përdorni prezervativë gjatë marrëdhënieve seksuale.

dëshironi që ta mbaroni këtë metodë kontraceptimi, efekti kontraceptiv mbaron menjëherë. Rekomandohet që unaza të hiqet vetëm në fund të javës së tretë.

…në momentin e pushimit nuk keni asnjë gjakderdhje, filloni me unazën e re në datën e parashikuar dhe drejtohuni tek një zyrë e specializuar për shëndetin seksual ose tek një person mjekësor i specializuar.

Harruat që ta hiqni unazën në fund të javës së 3-të

  • Hiqeni unazën sa më shpejt që të jetë e mundur dhe vendosni një të re në ditën e planifikuar fillimisht. Vazhdoni si zakonisht.

Harruat që të vendosni një unazë të re pas pushimit

Nëse pushimi pa unazë zgjat më shumë se një javë (ose nëse unaza ka mbetur më shumë se 4 javë në vaginë pa u ndërruar), efektshmëria e kontraceptivit nuk është më e garantuar.

pa marrëdhënie seksuale brenda 5 ditëve të fundit:

  • Vendosni sa më shpejt që të jetë e mundur një unazë të re dhe përdorni, përveç kësaj, gjatë 7 ditëve prezervativë.

me marrëdhënie seksuale brenda 5 ditëve të fundit:

  • Merrni sa më shpejt të jetë e mundur një kontracepsion urgjent dhe ndiqni rekomandimet e specialistit mjekësor.
  • Përdorni prezervativë derisa të jetë rivendosur efekti i parandalimit të shtatzënisë. Kjo varet nga lloji i kontracepsionit urgjent.

Nëse unaza është nxjerrë gabimisht

Nëse unaza ishte MË PAK se 3 orë jashtë vaginës, mbrojtja është e garantuar.

  • Shpëlani unazën me ujë të ftohtë ose të vakët pa sapun dhe rivendoseni atë në vaginë ose përdorni një të re.

Nëse unaza ishte MË SHUMË se 3 orë jashtë vaginës, mbrojtja nuk është më e garantuar.

pa marrëdhënie seksuale brenda 5 ditëve të fundit:

  • Rivendoseni unazën ose zëvendësojeni atë dhe përdorni, përveç kësaj, gjatë 7 ditëve prezervativë.

me marrëdhënie seksuale brenda 5 ditëve të fundit
Në javën e parë me rreth:

  • Merrni sa më shpejt të jetë e mundur një kontracepsion urgjent dhe ndiqni rekomandimet e specialistit mjekësor.
  • Përdorni prezervativë derisa të jetë rivendosur efekti i parandalimit të shtatzënisë. Kjo varet nga lloji i kontracepsionit urgjent.

Në javën e dytë me rreth:

  • Rivendoseni unazën ose zëvendësojeni atë dhe përdorni,  përveç kësaj, gjatë 7 ditëve prezervativë.

Në javën e tretë me rreth:

  • Vendoni një unazë të re dhe lëreni atë brenda gjatë 3 javësh pa ndërprerje. Dita në të cilën unaza e re është vendosur bëhet dita e caktuar.

Mirë të dihet

  • Mbrojtjen më të mirë nga transmetimi i HIV-it ose infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme ofron “safer sex”. Kjo do të thotë:
    1. Gjatë marrëdhënieve seksuale me penetrim vaginal ose anal të përdoren prezervativë.
    2. Të gjitha informacionet e mëtejshme në www.lovelife.ch.

2023, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione