Organet gjenitale të mashkullit
Information: Diese Seite wird in Kürze überarbeitet.
Information: This page will be revised shortly.
Pjesa e jashtme e organit gjenital mashkullor përbë het nga penisi dhe testikujt. Në brendësi gjinden kanalet e farës (spermatozoideve), fshikë za seminale dhe prostata.
- Kocka pubike
- Fshikëza urinare
- Kanali i spermës
- Trupi kavernoz
- Koka e penisit
- Lafsha
- Zorra
- Fshikëza i spermës (fshikëza seminale)
- Prostata
- Uretra/gypi farënxjerrës
- Mbiherdhet (epididime)
- Herdhet Testikujt
Testikujt
Testikujt janë gjëndra seksuale mashkullore të cilat kanë dy funksione:
- Të prodhojnë në müenyrë të vazhdueshme nga mosha e pubertetit e deri në vdekje spermatozoide (farën mashkullore).
- Të prodhojnë hormonin specifik mashkullor testosteronin i cili derdhet në gjak dhe luan një rol të rëndësishëm në aftësinë seksuale.
Penisi
Luan rol në derdhjen e urinës dhe spermës. Gjatë dëshirës seksuale (zgjimit seksual) penisi forcohet nga rritja e qarkullimit të gjakut, e ky forcim e mundëson futjen e penisit në vaginë.
Derdhja (ejakulimi)
Prostata prodhon një lëng me të cilin përzihen spermatozoidet, lëng i cili gjatë ejakulimit del nga koka e penisit pjesë-pjesë.
Me rëndësi!
Gjatë ereksionit penisi sekreton një pikë të vogël lëngu që mund të përmbajë spermatozoide, kjo do të thotë që metoda e tërheqjes në çastin e fundit gjatë marrëdhënies seksuale, nuk është një metodë e sigurt e mbrojtjes nga shtatzënia. Për këtë arsye para çdo marrëdhënie seksuale duhet të përdoret prezervativi.
2013, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung