Organet gjenitale të femrës
Information: Diese Seite wird in Kürze überarbeitet.
Information: This page will be revised shortly.
Organi gjenital i jashtëm femëror i cili përbëhet nga dy buzë të mëdha e dy të vogla, ku në brendësi të buzëve të vogla gjendet hyrja e vaginës dhe e uretrës (kanalit urinar) e cila shërben për nxjerrjen e urinës jashtë nga mëshikëza e urinës. Mbi qarjen e vaginës gjendet klitorisi i cili luan rol të rëndësishëm në kënaqësinë seksuale të femrës.
Nëse gruaja ose vajza është bërë synet (prerja e gjenitaleve), vulva mund të ketë një pamje tjetër. Informacione të mëtejshme www.excision.ch.

- Tubat
- Ovaret
- Uterusi (Mitra)
- Fshikëza e urinës
- Kocka pubike
- Uretra
- Trupi kavernoz i klitorisit
- Klitorisi
- Buza e vaginës
- Vagina
- Qafa e mitrës
- Zorra
Vagina
Është një kanal me gjatësi 7-10cm. Ai e pret penisin e mashkullit gjatë marrëdhënies seksuale. Vagina mund të zgjerohet dhe të ngushtohet për ta mundësuar kalimin e foshnjës gjatë lindjes. Nga ky kanal rrjedh gjaku i menstruacioneve. Dëshira seksuale provokon lëngun vaginal i cili ndihmon hyrjen e penisit në vaginë.
Hymen (cipa e vajzërisë)
Hymeni është një cipë e hollë e cila ndodhet në hyrje të vaginës forma e së cilës ndryshon prej femrës në femër. Qarja e hymenit apo pëlcitja e tij nga marrëdhënia e parë seksuale përcjellët me gjakderdhje, por jo tek të gjitha femrat.
Uterusi (mitra, ani)
Është hapësirë ku zhvillohet shtatzënia. Forma e mitrës mund të krahasohet me atë të dardhës, pjesa e ngushtë e së cilës është e kthyer në anën e poshtme. Brenda mitrës, një tajim i quajtur endometër zhvillohet gjatë çdo cikli menstrual. Në fund të çdo cikli, endometri shqitet dhe vijnë menstruacionet. Nëse fillon shtatzënia, endometri e formon një fole për embrionin.
Në fund të vaginës mund të preket me gishta një e ngritur disi e fortë e kjo është qafa e mitrës, me një vrimë që lejon kalimin e spermatozoideve dhe gjakut menstrual. Gjatë lindjes, qafa e mitrës dhe vagina hapen për t’ia përgatitur rrugën foshnjës që të dalë.
Ovaret apo vezoret
Këto janë organe ë kanë madhësinë e bajames. Kanë dy role:
- Prodhimin e hormoneve seksuale të femrës të cilat e rregullojnë ciklin menstrual, të quajtura estrogjene dhe progjesterone.
- Mundësimin e pjekjes së vezës një herë në muaj (ovulacionin).
Tubat uterine (vëzëpërçuesit)
Këto kaë formën e gypit me gjatësi 10-15 cm. Shërbejnë për përçuarjen e vezës, që del nga vezoret, gjerë te mitra. Fekondimi i vezës me spermatozoid bëhet në vezëpërçues prej nga pastaj veza e fekonduar zbret në mitër ku zhvillohet embrioni. Mund të ndodhë që veza e fekonduar të mbetet në vezëpërçues dhe aty të zhvillohet embrioni - gjë që paraqet rrezik për shëndetin e gruas.
Cikli i femrës (menstruacioni)
Është periudha kohore nga dita e parë e menstruacioneve e deri në ditën e parë të menstruacioneve të ardhshme. Kjo periudhë kohore zgjatë prej 21 deri 35 ditë. Cikli fillon zakonisht në moshën 11-15 vjeçare dhe mbaron rreth moshës 45-55 vjeçare.
Gjatë çdo cikli, mitra përgatitet për një shtatzëni eventuale duke e zhvilluar endometrin. Dalja e vezës ndodhë 15 ditë para se të lajmërohet gjakderdhja e ardhshme. Nëse gruaja në ketë periudhë kohore ka marrëdhënie seksuale atëherë ajo mund të mbetët shtatzëne.
Dalja e vezës asnjëherë nuk ndodh në të njëjtën kohë, prandaj metoda Ogjino (apo e llogaritjes) nuk është metodë efikase për t’u mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar.
Gjatë periudhës...
... së menstruacioneve femra guxon të lahet, të bëjë dush dhe t`i pastrojë flokët. Ajo mund të ushtrojë edhe sport ose të notojë pasi ta ketë vendosur tamponin.
2017, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung