Informacione të mbështetura nga ekspertët për shëndetin seksual Shtatzënia Shtatzënia, lindja dhe dhënia e gjirit

Shtatzënia, lindja dhe dhënia e gjirit

Testi i shtatzënisë

Pas mungesës së menstruacionit mund të verifikohet me anë të një testi të shtatzënisë, nëse një femër është shtatzënë. Testi provon hormone të shtatzënisë në urinë. Testet mund të merren në farmaci, drogeri, shtëpi mallrash dhe automate. Ose ai mund të kryhet në një klinikë private mjekësore apo një zyrë të specializuar për shëndetin seksual dhe këshillimin gjatë shtatzënisë.

Gjatë shtatzënisë

Rekomandohen kontrolle të rregullta të shtatzënisë tek gjinekologia, gjinekologu dhe/ose tek një mami.

Mamia e mbikëqyr dhe përcjell femrën gjatë shtatzënisë, lindjes, lehonisë dhe pyetjeve për dhënien e gjirit dhe kujdesin për fëmijën. Ajo bën gjithashtu vizita në shtëpi.

Informacione për kurse përgatitore të lindjes dhe për mundësitë e përkujdesjes për fëmijë mund të merren tek zyra e specializuar për shëndetin seksual dhe në klinikën private gjinekologjike. Në disa kantone spitalet ose shoqata për migrante ofrojnë kurse të veçanta në shumë gjuhë për përgatitjen e lindjes.

Mjekësia reproduktive në rast të dëshirës për fëmijë

Në rast të problemeve për të mbetur shtatzënë, mund të shfrytëzohet ndihmë mjekësore. Rekomandohet që para fillimit të një trajtimi të informoheni, cilat kosto mbulohen nga sigurimi shëndetësor dhe cilat duhet të merren përsipër nga ju vetë.

Çifte me gjini të njëjtë marrin informacione për këtë nga shoqata të personave të prekur.

Kontrolle para lindjes

Gjatë shtatzënisë mund të kryhen kontrolle të ndryshme. Këto kanë si qëllim që të zbulohen deformime dhe sëmundje tek fetusi. Prindërit kanë të drejtë të vendosin se cilin prej këtyre testeve dëshirojnë të kryejnë. Përpara se mjeket dhe mjekët bëjnë teste para lindjes (vizita me ultrazë dhe vizita të tjera si dhe teste gjaku) ata duhet të informojnë për këto. Zyra të specializuara për shëndetin seksual ofrojnë përcjellje dhe këshillim në rast të vendimeve rreth testeve para lindjes dhe në situata të vështira.

Lindja

Nëse arsye mjekësore nuk flasin kundër kësaj, nëna ose prindërit mund të vendosin si dhe ku do të vijë në jetë fëmija e saj/tyre (në spital, në shtëpinë e lindjes ose në shtëpi me një mami). Gruaja mund të zgjedhë se kush e shoqëron për lindjen: partneri, partnerja, familjarët, shokë ose shoqe. Në çdo rast do ta mbështesë mamia atë gjatë lindjes.

Shumica e fëmijëve lindin përmes vaginës. Një lindje me prerje cezariane mund të planifikohet ose kryhet në raste urgjente mjekësore.

Nëse lindja duhet të bëhet në një kanton tjetër, atëherë është e rëndësishme që të informoheni paraprakisht tek sigurimi shëndetësor për marrjen përsipër të kostove.

Dhënia e gjirit

Mami dhe këshilltare të dhënies së gjirit janë në dispozicion në rast të pyetjeve ose problemeve rreth dhënies së gjirit, gjithashtu në rast të vendimit për dhënien e gjirit ose kundër asaj. Disa spitale kanë një numër urgjent telefonik për femra që japin gji. Këshillimore për nëna dhe baballarë ose persona të specializuar për përkujdesjen për fëmijë të vegjël këshillojnë gjithashtu për këto pyetje.

Depresioni pas lindjes

Nga lodhja dhe mungesa e gjumit mund të zhvillohet pas lindjes një depresion. Atëherë është e rëndësishme që të organizohet një lehtësim dhe të shfrytëzohet, në rast nevoje, ndihma mjekësore. Edhe partneri ose partnerja mund të tregojnë shenja të lodhjes. Ndihmë dhe përkrahje ofrojnë mjeke dhe mjekë, këshillimore për nëna dhe baballarë dhe zyra të specializuara për shëndetin seksual.

2017, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

Informacione të tjera për temën

Tema të tjera

Shkarkoni informacione

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione