Shtatzënia, pyetje administrative
Prindërit e ardhshëm, femrat,meshkujt dhe çiftet shpesh herë kanë pyetje për aspektet juridike, financiare dhe shoqërore të një shtatzënie. Për shembull lidhur me vendin e punës, njohjen e atësisë, të drejtën e edukimit dhe përgjegjësinë prindërore, sigurimet, shpërblimin gjatë barrë-lindjes, buxhetin etj. Zyra të specializuara për shëndetin seksual dhe këshillimin gjatë shtatzënisë këshillojnë për këto pyetje dhe pyetje të tjera me fshehtësi dhe falas.
Sigurimi shëndetësor
Të gjitha kostot për kontrollet gjatë shtatzënisë tek një mjeke, një mjek ose një mami si dhe kostot për lindjen dhe kontrollin e mëpasshëm merren plotësisht përsipër nga sigurimi shëndetësor. Sigurimi merr përsipër jo më shumë se 10 vizita në shtëpi nga një mami deri 56 ditë pas lindjes. Femra ka gjithashtu të drejtë për tre këshillime për dhënien e gjirit gjatë kohës së dhënies së gjirit.
Leja e barrë-lindjes dhe shpërblimi gjatë barrë-lindjes
Ligji federal parashikon për femrat pas lindjes një leje të barrë-lindjes dhe shpërblim gjatë barrë-lindjes prej 14 javësh. Ato marrin 80 % të pagës së tyre. Për këtë femrat duhet të kenë qenë të siguruara të paktën nëntë muaj para lindjes në kuptimin e Ligjit të AHV-së dhe duhet të kenë qenë të punësuara gjatë pesë muajve të kësaj periudhe.
Kontribute kantonale për kohën e barrë-lindjes
Në disa kantone jepen pas lindjes përfitime për prindërit e autorizuar. Informacione mund të merren tek shërbimet sociale në kantonin e banimit ose tek zyrat e specializuara për shëndetin seksual.
Shtesa familjare
Në të gjitha kantonet prindërit marrin një kompensim prej të paktën CHF 200.- për fëmijë, pavarësisht nga të ardhurat e tyre ose shkalla e zënies me punë.
2016, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santé sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spécialistes en santé sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung